NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

600 gr miell misri
kripë, pluhur pjekës
500 ml ujë të ngrohtë
1 gotë kos
150 gr djath të bardhë
2 fk vaj ulliri
1 tufë qepë të njoma
600 gr spinaq
1 tufë lëpjetë
2 kokrra vezë
1 tufë koper
1 ½ tufë majdanoz
Përgatitja
Fillimisht lajmë, thajmë spinaqin dhe më pas e shtypim lehtë me pak kripë. Lajmë qepët e njoma dhe kryesisht bishtat i presim me gjatësi 7-8 mm dhe i shtypim mirë me dorë me pak kripë.

Në një tas të madh vendosim miellin e misrit me 1 lugë kafeje kripë, 1 lugë kafeje pluhur pjekës dhe më pas shtojmë qepët e shtypura, 400 – 500 ml ujë të ngrohtë dhe e trazojmë mirë me një lugë druri, shtojmë më pas një gotë kos dhe vazhdojmë përzierjen derisa të shohim që brumi lëshohet pak. Shtojmë më pas djathin e bardhë të thërrmuar me dorë, dy filxhanë kafeje vaj ulliri, spinaqin e shtypur, 2 kokrra vezë dhe në fund erëzat e grira.

Lyejmë tavën me vaj ulliri dhe shtojmë në të brumin e pispilisë, e nivelojmë mirë në tavë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 35-40 minuta.

(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb