TIRANE- Të tjera detaje dalin në dritë nga atentati i djeshëm në kryeqytet, ku mbeti i plagosur rëndë biznesmeni Tefik Hyka.

Ndonëse burime policore bënë me dije dje se porosia për ekzekutimin e tij mund të kishte lidhje me vrasjen e të fortit të Shijakut, Dritan Avdyli, një tjetër tezë del në dritë. ‘BalkanWeb’ mëson se nuk përjashtohet fakti se atentati ndaj biznesmenit mund të jetë porositur nga Franca, shtet ku Hyka jetonte prej disa vitesh bashkë me familjen. Dje u tha se për shkak të konflikteve që Hyka kishte pasur në Shqipëri, pasi u akuzua si porositës i vrasjes së Avdylit, ai u largua nga vendi.

Të njëjtat burime theksojnë po hetohet fakti nesër Tefik Hyka mund të ketë pasur ndonjë konflikt në Francës.

NGJARJA
Ngjarja e rëndë që tronditi mëngjesin e djeshëm kryeqytetin ndodh rreth orës 10:25. Burime policore bënë me dije se dy autorë udhëtonin me motor, ndërsa të veshur me skafandra qëlluan në drejtim të Hykës, i cili ishte ulur në një lokal afër stadiumit ‘Selman Stermasi’, duke e plagosur 4 herë. Fill pas atentatit autorët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa njëri prej tyre thuhet se është arrestuar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: