AFGANISTAN– Një ushtar afgan ka hapur zjarr në drejtim të ushtarëve amerikanë në provincën Balk në Afganistanin verior. Siç njoftojnë zyrtarët amerikanë, sulmi la të plagosur shtatë ushtarë.

Një zëdhënës për Ministrinë Afgane të Mbrojtjes tha për “Zërin e Amerikës” se autori i sulmit u qëllua për vdekje pasi kreu aktin. Më parë një zyrtar lokal afgan, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se sulmi u krye brenda një batalioni me forca speciale.

Sipas dëshmitarëve në zonë, helikopterë ushtarakë po patrullojnë në qiell mbi provincën Balk.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: