SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për 60-vjeçarin Dedë Guri, i akuzuar për plagosjen e qiraxhiut të tij më 2 gusht.

Mësohet se Guri e ka pranuar fajësinë në seancën e sotme dhe ka deklaruar se ka patur konflikte me Fatmir Zylën. Por ai ka thënë se nuk ka pasur si qëllim ta vriste.

“Po unë e qëllova në gjaknxehtësi e sipër. Kishim probleme me Fatmirin por nuk kisha qëllim ta vrisja, e bëra për vetëmbrojtje”, ka thënë 60-vjeçari.

Mësohet se ngjarja ndodhi pas një konflikti për dyqanin që Guri ia kishte dhënë me qira Fatmir Zylës për të cilin 37-vjeçari i kishte një borxh prej 800 mijë lekësh të vjetra.

Dy personat janë konfliktuar fizikisht, deri sa Guri ka marrë armën e tij pistoletë dhe ka qëlluar mbi Zylën duke e lënë të plagosur.

Menjëherë pas ngjarjes, ka qenë vjehrra e Zylës që ka menduar të hakmerret. Ajo ka marrë një pistoletë tjetër dhe ka tentuar të qëllojë mbi pronarin, por i është bllokuar arma.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: