DURRES – Një 16-vjeçar është arrestuar në qytetin e Durrësit pasi ka plagosur një djalë 5 vite më të madh se ai me thikë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S.S. 16 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasi i mësipërm, më datë 23.01.2018, rreth orës 10:30 në lagjen Nr.16, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë shtetasin A.K. 21 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasi i dëmtuar ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë).
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale
“Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta” parashikuar në nenet 88/1 dhe 279 të Kodit Penal.
(e.f/BalkanWeb)