TIRANË- Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama ka dalë në një deklaratë urgjente për mediat pas ngjarjes në Shëngjin në ditën e zgjedhjeve ku mbeti i plagosur një aktivist i kësaj force.

Luan Rama sërish ka akuzuar policinë si të lidhur me kriminelët dhe përsëriti se për çdo pikë gjaku mban përgjegjësi kryeministri.

“Aktivistë plagosen nga e njëjta bërthamë kriminale që vepron atje, nga njerëz të armatosur, që ditën për diell shkojnë pa pasur asnjë pengesë me gjithë të ashtuquajturat shërbime të përforcuara të policisë. Ky është vetëm njëri prej rasteve, produkt i klimës së inkriminuar të rilindjes. Ashtu si ka ndodhur deri më sot për çdo pikë gjaku të derdhur në Lezhë apo kudo tjetër, përgjegjësia bie mbi direkt mbi Kryeministrin Rama dhe Haki Çakon, sepse i është kërkuar Haki Çakos ta shkarkojë ekipin e policisë së Lezhës pas një morie rastesh kriminale atje, edhe me mbështetjen e policisë dhe nuk ka reaguar”, deklaroi Luan Rama.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: