SHKODER- Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 25-vjeçarin Aurel Ahin, i cili akuzohet për plagosjen e trefishtë që ndodhi mesditën e së shtunës në kryeqendrën e veriut.

Ahi u arrestua pak orë pas atentatit me armë zjarri, ku mbeti i plagosur rëndë Doni Lisi, si dhe kalimtarët Elona Çurku dhe Enrik Prenushi. Pasi togat e zeza caktuan këtë masë sigurie, avokati i të pandehurit kërkoi që Aurel Ahi të shtrohej në spital psikiatrik, pasi sipas tij ka probleme të shëndetit mendor.

Ndërkohë, deri më tani ngelen ende mister arsyet e plagosjes, ku objektiv ishte Lisi, i cili po lufton me jetën në spitalin e Shkodrës.
Doni Lisi
ARRESTIM PAK ORE PAS KRIMIT
Ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën ndodhi në mesditë në qendër të qytetit, para Teatrit “Migjeni”, tek ish-sheshi i 5 Heronjve. Pas atentatit, ku mbetën të plagosur 3 persona, autori i dyshuar, i cili qëlloi me armë nga një automjet, u largua nga vendngjarja. Autori i dyshuar, Aurel Ahi, banues në lagjen Guerile, arrit të kapej në Mal të Zi nga policia malazeze.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb