Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

“Plakat që po trazojnë motin”, si lindi gojëdhëna që e kujtojmë vit pas viti…

17974427_10211203613299248_404160777_n-317x200

Shkurt o im vëlla, me jep tri ditë hua ta ngrij plakën me gjithçka?

Kjo gojëdhënë mbi dymijë vjeçare kujtohet çdo muaj prill sipas kalendarit Alla Turke, pikërisht kur moti pëson ndryshime të dukshme.

Sipas rrëfimeve të transmetuara nga brezi në brez, ndryshimet e motit në fillim apo në fund të muajit Prill lidhen me “mitin e plakave”. “Plakat” përdoren edhe në ditët e sotme, pasi shpesh dëgjojmë të thuhet se “bën ftohtë ngaqë janë plakat”.

Legjenda thotë një herë e një kohë disa plaka u ngjitën në mal dhe thirrën me të madhe: “Lamtumirë Dimër, Vafsh në Djall!”. Ishte Prill, por dimri vendosi të kthehej sërish. Muaji Prill i kërkoi muajit Shkurt t’i jepte disa nga ditët e tija për t’i ngrirë plakat si për t’ju kujtuar që dimri nuk ka ikur dhe është më i fuqishëm se ato, dhe që është një fenomen natyror që duhet respektuar. Plakat vdiqën nga i ftohti dhe më pas erdhi pranvera sërish.Madje gojëdhëna thotë se në atë vend sot gjendet një gur si në formën e një Plake, ku edhe sot e kësaj dite, aty buron ujë, që thuhet se janë lotët e Plakës.

Ndaj gati një javë në muajin Prill kthehet dimri, i cili sjell reshje shiu thuajse në të gjithë Shqipërinë dhe pas shirave vjen pranvera e vërtetë. Kjo javë ka nisur me reshje shiu ndaj kujtoni se kanë ardhur plakat!

(BalkanWeb)



Komente ( 4 )

  • Ne Shqiperi ndodhet Mali i Shenjte ose Mali i Zotave i quajtur Dodona Pellazgjike qe shtrihet nga mali Tomor dhe shkon deri ne Zonen e Permetit si teritor per kete flasin dhe studjues te huaj kryesisht Italjane.Eshte quajtur Dodona Pellazgjike ose Dodona Dimerkeqe sepse ne kete perjudhe ndodhin fenomene qe njeriu nuk i shpjegon dot,ne kete zone ka pasur shum tempuj te lashte ne te cilet luteshin dhe u faleshin hyjnive besimtaret Pagane-Pellazget e sterlashte paraardhesit e Ilireve-Shqiptareve.Ne youtube eshte nje vidjo ku nje historjan Italjan thote se eshte vertetuar egzistenca e tempullit ne malin Tomor dhe sipas shkrimeve te gjetura aty murgjit Pagane benin lidhjen e te vdekurve me te gjallet pra komunikimin mes boteve te dikujt qe shkonte te ata gjithshka thuhet se eshte gjetur e gdhendur ne kete tempull te nendheshem por njeriu e ka te limituar aftesine per ta perceptuar nje gje te tille.Kjo toke mbart shum mistere dhe eshte toke e shenjte e njejta gje thuhet edhe per gjakun-genin e Pellazgo-Ilireve si popull dhe te vertetuar 100% shkencerisht si pasardhes te tyre jemi ne Shqiptaret.

  • O Gzimi Azili do me tregu se je ne gjermani

  • ashtu tha edhe nena ima ne shqiperi pas dates 14 dalin plakat dhe do ngrohet koha por ketu ne gjermani sot 18 ra bere ne disa vende.

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.