KUCOVE-Një sherr masiv ka ndodhur në Kuçovë, ku disa militantë të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim janë përplasur fizikisht mes tyre.

Në videon e dërguar pranë JOQ.al shihen militantët, të cilët në mes të rrugës shkëmbejnë mes njëri-tjetrit sharje dhe gjuhen me grushte e shqelma.

Sharjet që i drejtojnë njëri-tjetrit fillojnë nga gruaja, e deri te gjithë familja.

Persona të tjerë që janë përpjekur të ndalojnë sherrin duket se e kanë pasur të vështirë dhe është dashur ndërhyrja e policisë, ku mund të shihet dhe në video momenti kur militantët arrestohen.

Nuk dihet se çfarë ka ndikuar që ka plasur ky sherr, por ajo që mund të thuhet është se krismat mes PS dhe LSI do vazhdojnë të ndihen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb