Zhvillime të reja nga shtëpia më e survejuar e momentit në Shqipëri. Gerta dhe Fiorentina, dy gratë që kanë hyrë me partnerët e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother” kanë nisur debatin për punët e shtëpisë.

“Nuk mund të fusim 10 veta duart për të gatuar. Kështu duhet të përcaktojmë disa persona”. Me këto fjalë i është drejtuar Gerta, Fiorentinës.

Kaq ka mjaftuar për të nisur debati:

Fiorentina: T’i merr zjarr kot
Gerta: Je t’I që flet me arrogancë
Fiorentina: Jo, jo farë, Nuk të kam folur kështu
Gerta: Nuk kam ardhur këtu të dëgjoj arrogancën tënde dhe të më thotë njeri se ccfarë duhet të bëj
Fiorentina: Po dy ditë ke që më njeh, ku e sheh arrogancën time?

Kjo e fundit tërhiqet më tej nga debate, duke i sqaruar se nuk kishte pasur asgjë kundër Gertës.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: