Gazetari Blendi Fevziu i lexoi disa pika, kryeministrit Rama të cilat tha se janë premtimet e tij të pambajtura dhe kërkoi nje koment nga kryeministri. Rama nuk është përgjigjur, por ai ka thënë me ironi që është i dështuar.

“Jam i dështuar” u shpreh Rama pasi Fevziu listoi një sërë premtimesh të pa mbajtura.

Duket se kjo e nervozoi Ramën i cili nuk lejoi që moderatori i “Opinion” të fliste kundër veprave të qeverisë.

Rama: Pusho tani se po flas unë.

Fevziu: Unë po të pyes…

Rama:
A më ke ftuar mua, të flas unë…

Fevziu: Po pra, po kam të drejtë të pyes.

Rama: S’e kuptoj pse bën kshtu tani…

Fevziu: Po bypassi i Vlorës pse s’mbaroi? Ok, dakord po mos me fol mua ashtu…

Më tej kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shfaqur nota nervozizmi përgjatë debatit me drejtuesin e emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu në lidhje me pedonalen e Vlorës.

Sipas Fevziut, qeverisë i janë dashur katër vjet për ndërtimin e pedonales dhe vetëm kanë shtruar disa rrugica.

Kaq ka mjaftuar, që në studio, kryeministri të shfaqë shenja të theksuara nervozizmi.

Debati:

Rama: Këto janë banalitete

Fevziu: Shikoni shife, kam qenë me Shkullakun këtë javë

Rama: Ti ke gjë zgjedhje ditën e dielë. Konkurron për ndonjë parti

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb