Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës si kundërshtar në fazën “Play-off” të Europa League Shkëndijës së Tetovës i ka përcaktuar gjigandët e Milanit.

Shkëndija e Tetovës e nisi turin eliminator në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm Europian kundër moldavëve të Dacia Chisinua të cilët e eliminoi me rezultatin e përgjithshëm 7-0, ndërsa në turin e dytë radhën e kishte HJK Helsinki i Finlandës para se Trakai i Lituanisë të ishte kundërshtari i fundit në rrugën e Shkëndijës deri në fazën “play-off”.

Ende nuk është përcaktuar se ku do të zhvillohet ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave, por duhet theksuar se pavarësisht se për Shkëndijën shorti nuk është treguar aspak dashamirës pasi përballë do të kenë një Milan të formatuar nga milionat kinez, reklama që do t’u bëhet nga kjo përballje është shumë e madhe, ndoshta edhe më e madhe se në rast kualifikimi në grupe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: