Plazhi El Pedocini në Trieste të Italisë është 114 vjet i vjetër, dhe vlerësohet si e fundit e asaj kohe në Evropë që ekziston akoma.

Trieste është ende i njohur për murin e bardhë që e ka në plazh, duke i ndarë kështu femrat me një anë meshkujt në tjetër.

“Ndoshta tingëllon paradoksale, por ky mur po na bënë më të lira”, ka thënë Sabrina Pekijari, mësuese në shkollën fillore dhe vizituese e rregullt e plazhit.

Ky plazh është i njohur me emrin El Pedocini dhe është e formuar në vitin 1903, në kohën kur Trieste ka qenë nën pushtimin austro-hungarez.

Femrat dhe meshkujt fillimisht kanë qenë të ndarë me mur të gjallë, ndërsa pastaj ky mur u ndërtua me beton. Ky mur ka lëvizur vetëm njëherë, në vitin 1959 me rast që femrave t’u jepet më shumë hapësirë.

Kjo hapësirë është e liruar për shfrytëzim gjatë gjithë vitit, ndërsa vetëm sezonën e verës në ditë hyjnë rreth 3 mijë persona. Numri është kaq i madh sepse është afër qytetit dhe hyrja për femrat është vetëm 1 euro.

 

Për këtë plazh është xhiruar edhe një film dokumentar që është dhënë premierë në festivalin e filmit në Canne në vitin 2016.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb