SHKODER- 50-vjeçari Lek Nikolli, efektiv i policisë kufitare, po udhëtonte me automjetin e tij, tip “Mercedes Benz” nga Lezha në drejtim të Shkodrës, kur ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra.

Kanë qenë kalimtarë të rastësishëm ata që kanë parë aksidentin dhe kanë njoftuar policinë. Efektivët e policisë pasi mbërritën në vendin e ngjarjes, nisën hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Ndërkohë, paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia dhe përgjumja e drejtuesit të makinës që udhëtonte pas përfundimit të turnit të tretë në punë si polic kufitar në Shëngjin drejt Shkodrës ku edhe banonte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: