Pas vendimit të kreut të ALUIZNI-t Artan Lame për të shkrirë zyrën në qytetin e Beratit për mungesë performance, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ditën e djeshme në një status në Tëitter shkroi: “Mirë me drejtor mavrinë, po me zyrën e ALUIZNI-t ç’pate o Lame?! Ju bëri çorap plaka mediatike, ndërkohë komshinjtë e saj ulërasin nga padrejtësia”.

Lame i është kundërpërgjigjur Manjanit ditën e sotme me një stasus në Facebook, ku i thotë se 80-vjeçarja që bëri denoncimin nuk ishte aspak mediatike.

“Plaka nuk na bëri çorap, përkundër, vuri në dukje vrimat në çorapet e shtetit. Dhe po i deshe vrimat, ca t’i them unë,” shkruan Lame.

Statusi i plotë i Artan Lames

Ylli,
Plaka nuk ishte mediatike, përkundër, e bënë mediatike, se ishte çështje në interes të të gjithëve. Plaka nuk na bëri çorap, përkundër, vuri në dukje vrimat në çorapet e shtetit.
Dhe po i deshe vrimat, ca t’i them unë.
Drejtoria Berat është nga më të prapambeturat në procesin e legalizimeve. Arsyet janë shumë, por drejtoria e atjeshme pagoi për kusuret e veta.
Drejtoria Berat përgjatë vitit 2017 ka marrë disa vërejtje në performancën mujore që bëhet me të gjithë drejtorët. Po s’më besove mua, pyet cilindo prej drejtorëve të tjerë të ta thojë.
Drejtoria Berat ka probleme bashkëpunimi edhe me një sërë institucionesh të tjera që nuk funksionojnë, ndër të cilat fort edhe zyra e Hipotekës dhe këtu s’ke nevojë për dëshmitarë, se jemi marrë bashkë ne të dy që ta ndreqnim atë punë e atë zyrë, e dot se ndreqëm.
Dhe siç e kemi thënë bashkarisht sa e sa herë, çorapet e administratës janë plot vrima që duhen zënë njëra pas tjetrës që të ecë siç duhet.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb