FUSHE-KRUJE- Një tjetër incident elektoral është shënuar për mbështetësit e LSI. Blerim Çela është dhunuar në Fushë-Krujë pasditen e sotme, nga persona që thotë se nuk i njeh.

Militanti i LSI ka qenë duke zbritur nga makina e tij për të shkuar tek shtabi elektoral i partisë, në momentin kur është sulmuar, dhe është goditur me levë në kokë.

Fill pas ngjarjes, Çela ka bërë denoncimin në strukturat e partisë, e më pas në polici.

Sakaq, uniformat blu kanë nisur verifikimin e targave të mjetit nga zbriti autori. Vetë i dëmtuari, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, thotë se ai që e goditi ka zbritur nga një automjet tip Audi, ndërsa dëshmitarët thanë se ka qenë një makinë Fuoristradë ML.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: