Në këto foto shihet qartë një furgon policie i ngarkuar me objekte fetare të vjetra me vlerë që i janë sekuestruar një koleksionisti. Sipas gazetarit Bledian Koka, ky është një krim që po ndodh në Galerinë Kombëtare të Arteve (GKA). Gazetari ka dënuar mënyrën sesi po trajtohen këto vepra arti ndërsa ka postuar këto fjalë në rrjetin social.

“Po pse jeni kaq kafshë?
Po si mund të ngarkohen ikonat qindra vjeçare në një furgon policie, si me qenë duke ngarkuar një gomar me bar. Po kush është ai drejtor i Galerisë së Arteve që lejon një trajtim të tillë të një pasurie kombëtare? Ku po transportohen ikonat që janë sekuestruar me pa të drejtë një koleksionisti? Ky eshte nje krim qe po ndodh tani ne keto momente ne GKA ndersa “vegla” e Kryeministrit drejtor duhet te dale sa më parë të japë një përgjigje për këtë mënxyre dhe të garantojë që ato nuk po shkojnë të shtëpia e Kocos!…”, shkruan Koka.

Por fotot me ikonat fetare që transportohen në mënyrë kaq primitive duket se kanë prekur dhe drejtorin e Galerisë Kombëtare të Arteve, z Artan Shabani që ka replikuar me gazetarin Koka. Shabani shprehet se Galeria e Arteve dhe ai si drejtor janë anashkaluar nga cdo veprim i Prokurorisë së Tiranës dhe Policisë që kanë përcjellë tek njëra-tjetra këto ikona me vlera të mëdha.
Shabani thotë se e njeh mirë dhe specifikën e ikonave dhe mënyrën sesi duhet të transportohen, por nuk mund të ndërhyjë në punën e institucioneve të tjera.

“I nderuar Z. Bledian,
me gjithe respektin qe kam per gazetaret dhe mediat, se pari nuk besoj se ju nderon ju, te perdorni fjale fyese ne drejtim te personit tim.
Se dyti, une si drejtor i GKA dhe institucioni qe drejtoj nuk kane asnje lidhje me kete proces.
Ikonat jane sekuestruar nga Prokuroria e Tiranes dhe me vendim te MK para dy vitesh, u magazinuan ne ambjentet e GKA. Ne mjediset e GKA ato jane ruajtur nga policia e shtetit dhe ne nuk kemi pasur asnje te drejte te hyjme ne ate salle, pasi nuk jane ne pronesine tone dhe kane qene per dy vite ne hetim.
Pas dy vitesh kerkesa nga ana jone dhe pas vendimit te Gjykates se Apelit te cilat keto ikona i ka kaluar ne pronesi te shtetit, Ministria e Kultures ne bashkepunim me Prokurorine e Tiranes beri te mundur qe mjediset e GKA me ne fund te lirohen.
Gjithashtu ne kete proces ne nuk kemi pasur asnje lidhje.
Zhvendosjen e tyre drejt Muzeut Kombetar me urdher te MK e ka bere Prokuroria e Tiranes dhe punonjesit e Policise se Shtetit. Punonjesit e GKA nuk jane lejuar asnje moment t’i prekin keto objekte kishtare.
Une si artist e njoh shume mire specifiken e tyre dhe kushtet qe duhet te transportohen, por nuk mund te nderhyje ne punen e institucioneve te tjera, ashtu si ju nuk mund te flisni me kompetenca dhe publikisht kur nuk jeni ne dijeni te te gjitha fakteve”.

Me tej Shabani publikoi ne faqen e tij ne Facebook dhe nje kerkese qe ia ka depozituar sot zv/ministrit te Kultures, z Zef Cuni.

“Në zbatim të Shkresës Nr.4079/1 prot., datë 12.08.2015 “Marrje masash”, të z. Zef ÇUNI- Zv/Ministër i Ministrisë së Kulturës, Shkresës Nr.6452 prot., datë 20.10.2015 e Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë “Dërgohet vendimi penal dhe urdhëri ekzekutimit të vendimit penal”, po kryhet depozimitimi i veprave të trashëgimisë kulturore (ikona, artifakte etj.) të sekuestruara në cilësinë e provave materiale nga Policia e Shtetit në ambientet e MHK.
Ju bëjmë me dije që transportimi i veprave të trashëgimisë kulturore (ikona, artifakte etj.), dhe të gjitha procedurat përkatëse po kryhen nga Policia e Shtetit.
GKA nuk ka asnjë detyrim dhe nuk merr përsipër asnjë veprim gjatë transportimit të veprave të trashëgimisë kulturore (ikona, artifakte etj.), pasi keto te fundit janë prova materiale të sekuestruara nga Policia e Shtetit konforom nenit 150 dhe 187 të Ligjit Nr.7905, datë 21.3.1995 Kodi i Procedurës Penale.
Per sa me lart, per cdo informacion lidhur me veprat e trashëgimisë kulturore (ikona, artifakte etj.) të sekuestruara, duhet ta kerkoni nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane “.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb