Njëri prej poetëve më të njohur të Turqisë moderne, Ismet Özel, ka lëshuar një deklaratë mjaft fyese ndaj shqiptarëve që jetojnë në Turqi.
Një video e publikuar së fundi në portalet online shfaqet poeti Özel në një aktivitet shkencor në vitin 2015 ku deklaron se nuk duhet t’i lejojmë shqiptarët të deklarojnë kombësinë e tyre, ose në të kundërt duhet të përzihen nga vendi.
‘Ne duhet ta dimë se kush jemi, por nëse ka njerëz apo etni që jetojnë në këto toka dhe thonë që kemi të drejta atëherë ne turqit e vërtetë nuk duhet t’i lejojmë sepse përçahet Turqia ngaqë kështu është ndërtuar shtet-kombi ynë, është njëlloj si të firmosim humbjen tonë. Nuk po marr shembull kurdët, por shqiptarët. Nëse shqiptarët duan të thonë jemi shqiptarë dhe jo turq, atëherë ‘vëllai’ im, ke shtetin dhe kombin tënd, ik pirdhu andej nga ke ardhur’, thotë Özel.
Klikoni këtu për të parë videon: http://www.dailymotion.com/video/x46xbm8_poeti-turk_news