TIRANË- Përndoqën e përdhunuan një 19-vjeçare, arrestohen në zonën e ish-Bllokut dy të rinj. Sipas policisë në pranga kanë rënë dy bashkëmoshatarët 20-vjeçarë me iniciale A.K. dhe R.C., njëri nga Pogradeci.

Mësohet se A.K. planifikoi përreth 4 muaj përndjekjen dhe më pas përdhunimin e vajzës së bashku me shokun e tij R.C.

Sic thuhet në njoftimin e Policisë, dyshohet se shtetasi A.K, ka kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj. Policia i ka arrestuar dy të rinjtë në zonën e Bllokut në Tiranë.

Ata akuzohen për veprat penale parashikuar në Nenet 102 e 121/a/2 të Kodit Penal. Ky është rasti i dytë i përdhunimit brenda një jave.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb