Skenat që shohim në rrugët e Tiranës, janë nga më të ndryshmet dhe më interesantet, por ato bëhen gjithmonë më të bukura kur personazhe të tyre janë policët.

Referuar një video të “JOQ.al”, vihen re dy policë të rinj rrugorë në Bulevardin e Ri, në kryeqytet mbi një motor, duke dhënë spektakël.

Dëshmitarët, të cilët janë edhe autor të kësaj video, tregojnë se devijimet e tyre kishin si qëllim t’u tregonin dy policëve të tjerë që gjendeshin brenda makinës së policisë, disa metra më tutje, se çfarë mund të ishin të aftë të bënin mbi mjet.

Padyshim që djemtë e treguan veten, jo vetëm që sfiduan kolegët e tyre, por lanë të habitur edhe kalimtarët nga skena që dhuruan.

“Pershendetje joq, tek Bulevardi i Ri, ishin dy police te rinj mbi motor dhe po benin figure para dy policeve qe ishin me makine policie me poshte por nuk arrita ta filmoj dot. Ne fakt ishte hera 2-te qe po e benin kte veprim”,- shprehet i pranishmi në skenë për “JOQ.al”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: