ANGLI- Policia angleze ka bërë të ditur se ka parandaluar një komplot për terrorizëm, pasi një grua u qëllua me armë gjatë bastisjes në një shtëpi në veri-perëndim të Londrës, njofton agjencia e lajmeve BBC.

Policia fillimisht përdori gaz lotsjellës dhe më pas qëlloi me armë në drejtim të saj. Gruaja në fjalë ishte në shënjestër të këtij hetimi.

Ajo është dëmtuar rëndë, por raportohet është jashtë rrezikut për jetën.

Operacioni policor u zhvillua edhe në Kent, ku u arrestuan 6 persona. Sipas policisë po vazhdojnë kërkimet dhe beson se personat e arrestuar paraqisnin kërcënim. Policia ka bërë më tej të ditur se ky operacion policor nuk ka lidhje me një arrestim që u bë para Parlamentit britanik, kur një person u arrestua pas dyshimeve për terrorizëm, teksa ishte i pajisur me thikë.

“Kemi frenuar kërcënimin që na kanosej”, janë shprehur zyrtarë të policisë. Sipas tyre, personat e janë arrestuar pas dyshimeve për nxitje dhe përgatitje të akteve terroriste, njoftojnë më tej mediat e huaja.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: