VLORË-Një 28-vjeçar, që punonte roje në një lokal, ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me një sasi droge.

Burime zyrtare bënë me dije se Erklejd Gjinaj, banues në Librazhd, u arrestua pasi dje gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në fshatin Borsh, u gjet një çantë sportive ku brenda së cilës u gjetën 2 pako me material bimor të dyshuar si kanabis.

Pas peshimit, lënda narkotike ka rezultuar me peshë prej 1 kg e 400 gr, e dyshuar si Cannabis Sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: