GREQI- Policia greke është vënë në ndjekje të një automjeti nga kufiri me Shqipërinë, i cili dyshohej se transportonte drogë.

Pas disa minutave ndjekje, makina ndalon në Patra, ndërsa shqiptari 35-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur tentonte ta fshehte drogën në një vend të shkretë duke e futur në një fuçi e më pas për mbuluar në një shkurre.

Ai është arrestuar menjëherë nga policia greke, ndërsa droga rreth 15 kg marijuanë e ndarë në dy pako të mëdha u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: