GJIROKASTER- Policia e Gjirokastrës ka pikasur në rrugën nacionale Tepelenë – Gjirokastër një automjet tip “BMW” në të cilin dyshohej se kishte lëndë narkotike.

Mjeti në fjalë u arrit të ndalohej në vendin e quajtur “Ura e Viroit”, në hyrje të qytetit Gjirokastër, në kuadër të operacionit të koduar “Viroi”.
19146238_1984143561872005_8718282783363371353_n

19225647_1984143605205334_8395677573452667021_n

19247975_1984143631871998_8244347823069645947_n19248129_1984143665205328_4957292968957564123_n

Nga kontrolli që u krye në automjetin “BMW”, me targa A23 E 505, me drejtues shtetasin Petro Ngucaj dhe me pasagjer shtetasin Çelo Çelo, u gjet një sasi prej 58 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
P.N, 38 vjeç, banues në Gjirokastër.
Ç.Ç, 23 vjeç, banues në Gjirokastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb