KORCE- Shtatë persona janë vënë në pranga nga policia e Korçës, pasi gjatënjë konrolli në një lokal me muzikë live iu gjetën disa doza kokaine. Pas inormacioneve operative, blutë e Korçës kanë ushtuar kontroll në lokalin e shtetasit Aleks Kostreci, 44 vjeç, me vendndodhje në kilometrin e parë të rrugës Korçë-Dishnicë.

Në afërsi të tavolinës ku ndodheshin 5 shtetasit: Armando Kokot, 18 vjeç; Mario Kokot, 22 vjeç; Leodin Rungo, 37 vjeç; Johan Mukollari, 42 vjeç; dhe Agron Berisha, 44 vjeç; u gjetë 3 doza me lëndë narkotike të dyshuar si “Kokainë” të fshehura në një paketë cigaresh, si dhe 27 gramë bimë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e futur në qese plasmasi.

Me sekuestrimin e lëndës narkotike, policia arrestoi 5 shtetasit e mësipërm në akuzën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim”.

Sakaq, në pranga u vu edhe pronari i lokalit, si i dyshuar për konsumim të veprës penale: “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”. Policia arrestoi edhe truprojën e sigurisë në këtë lokal, 46-vjeçarin Elton Liço, i dyshuar për veprat penale: “Moskallzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” pasi dyshohet se ky i fundit ka njoftuar shtetasit e lartpërmendur për ardhjen e Policisë, të cilët pas marrjes të këtij sinjali kanë tentuar të fshehin lëndën e dyshuar narkotike.

Materialet për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtjeshme.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: