SHKODER- Policia e Shkodrës ka asgjësuar sot 361 bimë kanabis sativa. Pas një operacioni të mireorganizuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau Dejës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, dhe monitorimit nga ajri, ku gjatë kontrollit të territorit, në vendin e quajtur “Ngjitur dhe siper Perroit te Fosekut”, ne fshatin Kroni i Madh, dhe ne vendin e quajtur,” Qafa e Erzes”, në fshatin Bene, Njësia Administrative Shllak, Vau Dejës u gjetën të kultivuara në një tokë të hapur rishtas në një zonë malore dhe të pyllëzuar, 167 bimë narkotike të llojit Canabis Sativa.

Për sa më sipër ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal për shtetasin:
20289626_322494194843090_1130367426_n
N. M, 30 vjeç, banues ne fshatin Kroni i Madh, Njësia Administrative Shllak, Vau i Dejës, me detyrë kryetar i fshatit Kroni i Madh.

D. L. 65 vjeç, banues ne fshatin Bene, Njësia Administrative Shllak, me detyrë kryetar i fshatit Bene

M. L. 26 vjeç, banues ne fshatin Gegaj, Njësia Administrative Shllak Vau i Dejës, me detyrë punonjës i pyjores pranë Bashkisë Vau i Dejës

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Për këtë rast materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal. Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjatë kontrollit të territorit dhe në bazë të informacioneve policore, në vendin e quajtur “Perroi i Stanit Petokut” në malin e fshatit Srriqe, Njësia Administrative Qafë Mali, Pukë, u gjetën 194 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Për këtë rast materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
20289811_322494201509756_920020411_n (1)

20273630_322494458176397_2092562527_o

20289963_322494468176396_1286621046_n

20273241_322494478176395_256107175_o
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: