Nga Moikom ZEQO
Duket sikur politika është bërë realiteti gjithëpërfshirës dhe absolut i shqiptarëve. Në të vërtetë kemi të bëjmë me një iluzion optik dhe aspak absolut. Për shkak të virtualizmit të mediave, shumëfishohen subjekte politike, të paktën të dy-tri emrave të quajtur politikanë kryesorë. Midis tyre ekziston një luftë e pandërprerë, e skajshme, e fryrë, kundërmonjëse, e paparimtë, që i ngjan më tepër një grindjeje të egër dhe primitive.

Ky nivel i politikës shumëfishohet si kulturat bakteriale, zotëron tërë “kohën e humbur” të secilit prej nesh, përmbys ekuilibrat e vërtetë të arsyetimit, të psikikës, të emocioneve dhe shfaqet gati si edhe një sindromë ndaj një depresiviteti të “kalorësve me fytyra të vrerosura” të politikës shqiptare. Në të vërtetë kërkohet një demitizim i politikës dhe një kuptueshmëri popullore dhe kombëtare e saj. Duke qenë situata me një shpërndarje kapilare, të kudogjendshme, krijohet vetvetiu edhe ideja se populli shqiptar është i kapur peng, jo vetëm nga disa politikanë, që i ka votuar vetë për fat të keq, por gati edhe për fajin e ndërkombëtarëve, të diplomatëve, të cilët po ta dëgjojnë apelin e drejtuar ndaj tyre nga thellësia e zemrës dhe e mendjes, e kanë në dorë të reagojnë për të kapërcyer Rubikonin, për të bërë transformimin e realiteteve nga negativizmi apokaliptik drejt një pozitivizmi historik. Ka në këtë thirrje apelike diçka të vërtetë, por e vërteta thelbësore ndodhet në vetëdijen e qytetarëve shqiptarë.

Ata duken sikur janë jashtë loje në të vërtetë. Duke pasur parti që fitojnë vota për të qeverisur, apo dhe për të qenë në opozitë, krerët e këtyre partive mendojnë se çështja e ndeshjes së opinioneve midis tyre është një çështje e retorikës sa më absurde dhe sa më sarkastike, duke mos përmendur asnjëherë elektoratet, njerëzit e thjeshtë, duke “harruar” qytetarët e varfër nga më të varfrit e Europës, që politika nuk i pyet fare, duke e transformuar pikën inkandeshente të debatit në grupime e të pasurve (jo më kot deputetët në Kuvend sa vijnë dhe zgjidhen përherë nga radhët e më të pasurve), duke treguar kështu haptazi krizën më të madhe të institucionit të partive, krizën e partive tradicionale me elektorate tradicionale.

Analizën e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun më poshtë të Gsh.al:

http://www.gsh.al/2017/05/16/politika-midis-ligjores-dhe-joligjores/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb