Poloni, Senati miraton ligjin për pavarësinë e gjyqësorit, pavarësisht protestave në Varshavë.

Senati i Polonisë ka miratuar një ligj të ri të debatueshëm, i cili do të vendoste kontroll ndaj Gjykatës së Lartë të Vendit. Ligjvënësit, me votim 55-23 dhe dy abstenime miratuan projekt-ligjin, pavarësisht kritikave nga Bashkimi Evropian dhe protestat e mijëra demonstruesve në Varshavë dhe qytete të tjera anembanë vendit. Presidenti Andrzej Duda, një aleat i Partisë për Ligj dhe Drejtësi në pushtet ka 21 ditë për ta nënshkruar ose të vendosë veto ndaj ligjit. Krerët e BE-së dhe kritikët në Poloni thonë se ligji do të dëmtonte kontrollet dhe balancat demokratike, pavarësinë e gjyqësorit dhe do të kërcënonte sundimin e ligjit në shtetin më të madh europiano-lindor të BE-së. Analistët politikë thonë se ky ligj është një hap i ri i qeverisë polake drejt autoritarizmit.(o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb