Nga Ferdinand Xhaferri

“Mekanizmi i veprimit të populizmit nuk është arsyeja, por llafollogjia”– Tony Blair (ish-kryeministër i Britanisë dhe këshilltar i Edi Ramës, ref: “New York Times”)

Një nga problematikat që po prodhon vera e 2017 është populizmi i kryeministrit, i cili po zhvlerëson rrufeshëm institucionet. Shohim se afishohen lista administratorësh, zyrtarësh dhe intelektualësh, që populli i ka denoncuar tek kryeministri. Shohim takime të kryeministrit me qytetarë, ku gra e burra bëjnë me dije problemet me hipotekat, legalizimet e kështu me radhë. Më pastaj reagon Edi Rama, që gjithë pasion vepron kundër drejtorëve abuzues me problemet e popullit. Populizëm i mirëfilltë, ku edhe mikrofoni se tek kush do të shkojë komandohet nga kryeministri. Dialogu në institucione dhe me shoqërinë civile nuk na bën punë, sepse ai është pjesë e elitave. Rama po i zgjidh hallet drejtpërsëdrejti. Institucionet e liberal-demokracisë nuk janë më të dobishme. Kush do të tentojë të mospajtohet e ka vendin thjesht në kazan.

Ka një konsensus të studiuesve se individët që dashurojnë kartën e ndryshimit radikal të statukuosë dhe ekspozojnë forcën individuale për t’u dhënë zgjidhje çështjeve të korrupsionit vetëm sa përfundojnë në forma më të këqija të përhapjes së tij. Për të provuar këtë konsideratë, ata ndalen me rastet e Hungarisë, Turqisë apo edhe më përtej deri në Amerikën Latine. Për këto vende organizatat e specializuara për të mbikëqyrur korrupsionin paraqitin rezultate që pasqyrojnë ecjen krah për krah të korrupsionit me populizmin (Transparency International 2016).

Me populizmin e tij, Rama po përpiqet të përcjellë mesazhin se po sjell në qendër të vëmendjes ato çështje, të cilat i interesojnë qytetarit, por që zvarriten nga zyrtari. Deri këtu nuk kemi asgjë në kundërshtim me demokracinë. Por, populizmi i Ramës shkon më përtej dhe përjashton opinionet e kundërta dhe për rrjedhojë mohon legjitimitetin e kundërshtarëve politikë. Sikundër Rama është shprehur, atij nuk do i interesojë oponenca e opozitës në parlament, sepse ai është atje tek populli. Me këtë sjellje politike, Rama hedh në erë kulturën e debatit dhe respektin për opozitën, të cilat mundësohen dhe shprehen në Parlament. Në demokracinë sipas mendjes së Edi Ramës, çdo ditë e më pak do të përfshijmë elitat në hartimin e agjendave e çdo ditë e më tepër do të ripolitizojmë dëgjesat. Për më keq, mbas katër vitesh në qeverisje, dëgjesat publike që përfundojnë me shkarkesa, të lënë shijen se janë thjesht iniciativa zëvendësuese për të fshehur dështimin e reformave institucionale apo pafuqinë e Ramës për të luftuar korrupsionin në nivele të larta.

Opinionin e plotë e gjeni sot në Gsh.al duke klikuar në linkun http://www.gsh.al/2017/08/01/populizmi-i-rames-dhe-ambasadoret-e-perendimit/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb