Makina të ndryshme nga “Porsche”, janë shitur edhe për mbi një milion euro, por ato ishin unike e i përkisnin koleksioneve shumë të ngushta.

Së fundmi është shitur një veturë e kompanisë gjermane për 748 mijë dollarë, megjithëse nuk është edhe aq i veçantë.

Modeli 997 i përket serisë ku janë prodhuar 600 njësi dhe që është shitur para gjashtë vitesh, pra nuk i përket ndonjë koleksioni të vjetër. Por, është e vetmja nga 12 të tilla me ngjyrë të zezë, për çka ka qenë shumë e dëshirueshme për dikë që ka dhënë këtë shumë.

Sidoqoftë, në videon e postuar më poshtë, mund t’ia shihni nga afër linjat e mrekullueshme, shpejtësinë e lartë dhe enterierin luksoz.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: