Porto ditën e djeshme u ndesh në kuadër të Kupës së Portugalisë me ekipn Moreirense ku pësoi një disfatë 0-1 në sfidën e parë. Ky takim prodhoi shumë episode, ku mund të veçojmë dy kartonat e kuq të dhënë ndaj ekipit të Portos.

Njëri mund të cilësohet vërtetë skandaloz, pasi asnjë arbitër, të paktën në këto nivele nuk do ta jepte.

Gjyqtari portugez, Luis Godinho po rregullonte pozicionin e tij në fushë, por u përplas me mbrojtësin e Portos, Danilo. Në vend që t’i kërkonte ndjesë ai bëri të kundërtën, i tregoi kartonin e dytë të verdhë duke e nxjerrë nga fusha e lojës.

Disa çaste më vonë ka reaguar edhe vetë lojtari, I cili shprehet: “pasi e pashë shumë herë këtë episode nuk e kuptoj dot këtë vendim. Ai duhet të kërkontë falje, e jo më të më ndëshkonte”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb