SARANDE- ‘Poshtë diktatura e sulltanit Edi Rama’. Kjo ka qenë parulla me të cilën është zgjuar mëngjesin e djeshëm fshati Aliko në Sarandë, i cili u vizitua sot nga kryeministri Edi Rama.

Fjalët kundër kreut të qeverisë ishin shkruar në gjuhën greke gjatë natës së të premtes nga persona ende të paidentifikuar, në një mur në qendër të fshatit. ‘BalkanWeb’ mëson se fill pas këtij episodi, forca policie në bashkëpunim me punonjës të bashkisë së Finiqit u angazhuan për fshirjen e parullës.

Parullat kunder Rames ne Finiq
Parullat kunder Rames ne Finiq

Po ashtu raportohet se zona u mbajt nën vëzhgim nga punonjës të policisë gjithë ditës dhe natës, deri në momentin kur Rama vizitoi fshatin, ku dhe shpërndahu leje legalizimi për banorët e bashkisë së Finiqit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: