Futbollisti i skuadrës franceze Lyon, Alexandre Lacazette ka konfirmuar se këtë verë do të largohet nga klubi aktual, pas tetë viteve të kaluara në Francë. Në një intervistë për gazetën franceze L’Equipe, 25 vjeçari pas shumë spekulimeve rreth të ardhmes së tij  ka konfirmuar se do të lërë Lyonin, dhe me shumë gjasa do t’i bashkohet skuadrës spanjolle Atletico Madrid.
“Atletico është klub i mirë. Ka shumë vite që është ndër skuadrat më të mira në Champions, ka lojtarë e stadium fantastik. Aty është edhe Griezmann”, tha Lacazette, duke konfirmuar tërthorazi zgjedhjen e tij për klubin e radhës. Lacazette ka shënuar 35 gola për Lyonin këtë sezon në 44 ndeshje në të gjitha garat, kurse prej vitit 2009, në tetë sezone ka shënuar 274 gola.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb