Partia Demokratike përfaqëson të vetmen alternativë që ofron zhvillim ekonomik, si edhe është e vetmja parti që ka një plan për të ringjallur ekonominë e vendit, të hapë vende pune dhe të investojë shumë në edukim dhe kërkime shkencore.

Gjithashtu, parakusht i zhvillimit ekonomik është reforma në drejtësi, sundimi i ligjit, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, krijimi i shanseve të barabarta për qytetarët, veçanërisht të rinjtë.

Basha ka luftuar për vite për ta modernizuar vendin dhe unë besoj se ai do të qëndrojë i vendosur në implementimin e reformave të nevojshme që do ta sjellin Shqipërinë me afër vlerave dhe standardeve europiane.

Çdo ndërhyrje apo manipulim i rezultatit të zgjedhjeve nuk do të tolerohet. U bëj thirrje autoriteteve shqiptare që t’u qëndrojnë të gjitha standardeve eurpiane për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Një Shqipëri demokratike dhe e fortë sjell stabilitet dhe siguri në rajonin e Ballkanit. Qeveria e re që do të zgjidhet duhet të përshpejtojë përpjekjet për të implementuar sundimin e ligjit, reformën në drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit dhe kanabisit.

Së fundmi, u uroj kandidatëve të PD-së dhe kryetarit Basha gjithë të mirat ditën e diel dhe fitore”, përfundon urimi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb