TIRANE- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Aleancës së Partive Konservatore dhe Reformiste Evropiane, ku kjo forcë politike u anëtarësua me të drejta të plota.

Presidenti i ACRE, Jan Zahradil, teksa vlerësoi rolin e PR dhe të opozitës në Shqipëri, u shpreh se është në mbështetje të kërkesës së qytetarëve për zgjedhje të lira e të ndershme.

Sakaq, edhe kreu i PR theksoi se opozita do të marrë pjesë në një proces zgjedhor të lirë e të ndershmën.

Hapi për anëtarësimin me të drejta të plota të Partisë Republikane në Aleancën e Partive Konservatore dhe Reformiste Evropiane, u ndërmor gjatë Samitit të Lirisë të këtij grupimi politik (i treti në Evropë).

Gjatë konferencë për shtyp, në prani edhe të presidenti të ACRE, Jan Zahradil, dhe Daniel Hannan, sekretar i përgjithshëm i ACRE, kryetari i PR-së Fatmir Mediu, shprehu së pari mirënjohjen dhe vlerësimin që i është bërë kësaj force politike nga ky grupim politik, shumë i rëndësishëm dhe me influencë në Evropë.
thumbnail_IMG_20170407_105543

Mediu u shpreh gjithashtu se Partia Republikane, tashmë radhitet aty ku i takon, si promotore e vlerave të djathta në politikë dhe në shoqëri.

“Edhe me mbështetjen e ACRE, ne do të vazhdojmë të punojmë akoma më shumë për një shoqëri të lirë dhe demokratike, për tregje të lira, për taksa të ulëta, për të njohur dhe forcuar të drejtat që burojnë nga prona e lirë”, u shpreh Mediu.

Gjithashtu, Mediu u shpreh se statusi i ri i Partisë Republikane, është një obligim dhe rrit përgjegjësinë politike, për të luftuar në mbrojtje të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, kauza madhore e opozitës shqiptare në këto momente.

ACRE (Alliance of Conservatives and Reformists in Europe) është duke zhvilluar Samitin e Lirisë në Shqipëri, me rastin e 100-vjetorit të Revolucionit Bolshevik, ku vuajtjet që sollën idetë e marksizëm-leninizmit dhe mbyllja pas Perdes së Hekurt të bllokut lindor, vazhdojnë të reflektojnë akoma probleme në rehabilitimin e shoqërive post-diktatoriale.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: