Kim Jong-un nuk ka vendosur të ndalet. Koreja e Veriut ka kryer me sukses një test me raketë balistike, ka bërë të ditur agjencia e lajmeve e Koresë Jugore, Yonhap, shkruan BBC. Ende nuk është shumë e qartë sa larg ka shkuar raketa, e cila ishte lëshuar nga një zonë në provincën e Pyeongan në orët e para të ditës së shtunë, ka bërë të ditur shefi i stafit të ushtrisë jug-koreane. Edhe tipi i raketës ende nuk është bërë i ditur, pasi që Koreja Veriore nuk ka dhënë asnjë lajmërim për një test të radhës. Koreja Veriore ka tensionuar akoma më shumë situatën, si pasojë e testeve me raketa balistike dhe nukleare, duke bërë që shtetet si SHBA dhe Koreja e Jugut ta kërcënojnë me luftë të hapur.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: