Vijojnë të thellohen përplasjet dhe konflikti mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë për shkak të Sirisë. Pas sulmeve nga ushtria amerikane e cila hodhi 59 raketa në një zonë ushtarake të Bashar Al-Assad në Siri, ku humbën jetën 5 persona dhe u plagosën shumë të tjerë kundërpërgjigjet Rusia.

Sipas mediave ndërkombëtare, Moska ka dërguar në Mesdhe luftanijen e saj me raketa dhe me sistem anti-raketë. Luftanija ruse është kthyer nga Deti i Zi për në Mesdhe në drejtim të Sirisë për të parandaluar një sulm tjetër të mundshëm nga ushtria amerikane e cila është pozicionuar me dy luftanije “USS Ross” dhe “USS Porter”, përmes të cilave u kryen sulmet.

Luftanija ruse “Admiral Grigorovich” ka mbërritur në Mesdhe me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin. SHBA iu përgjigj sulmeve me gaz toksik të ushtrisë ruse dhe të regjimit të Asad në veri të Sirisë, ku u vranë 80 civilë përfshirë gra dhe femijë.

“Edhe foshnje të bukura u vranë në mënyrë brutale. Është një vdekje e ngadaltë dhe barbare. Asnjë fëmijë i Zotit nuk duhet të vuajë një horror të tillë. Kryem sulmet e para, por do shihni që ky është vetëm fillimi”-tha presidenti Donald Trump pas sulmeve në Siri.

Presidenti rus Vladimir Putin i ka quajtur sulmet ajrore amerikane në Siri një “akt i paligjshëm agresioni”.
https://www.youtube.com/watch?v=1FuyTEzRBkc
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: