VLORË – Një 24-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme në qytetin e Vlorës pasi u kap me drogë në banesë. I riu Kristo Abazaj, banues në fshatin Lapardha, ra në pranga të policisë, pas një kontrolli të bërë në shtëpinë e tij, ku iu gjet një sasi e konsiderueshme droge.

“Më datë 16.05.2017, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Kristo Abazaj në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë, kanë gjetur të fshehur një sasi me lëndë narkotike, e cila pas peshimit ka rezultuar me peshë prej 11 kilogramë e 600 gramë e dyshuar si Cannabis Sativa,” shkruhet në njoftimin e policisë.

Lënda narkotike u gjet e fshehur ngjitur me murin rrethues të kësaj banese, e cila ishte e vendosur në tre (3) thasë sintetikë.

Policia arrestoi menjëherë shtetasin Abazaj, i cili dyshohet të jetë autor i kryerjes së veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: