MILANO- Dy shqiptarë kanë rënë në pranga, pasi u kapën nga Guardia Di Finanza me 122 kg marjiuanë.

Mediat italiane shkruajnë se policët arritën të identifikonin dhe kapnin dy shqiptarët, të cilëve iu gjetën në një shtëpi në lagjen ‘Niguarda’ tri kuti me drogë, 4 kg kokainë, 132 gr hashash. Po ashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe një pistoletë me kalibër 9×21 dhe me 46 plumba. Nga hetimet e deritanshme mendohet se trafikantët e shisnin drogën në Milano.

“Ansa” shkruan se përveç këtyre, janë gjetur dhe 10 mijë euro para cash, që dyshohet se janë vjedhur nga dy shqiptarët. Ndër të tjera policia konfiskoi dhe tri makina që përdoreshin nga shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, për të transportuar drogë. Tashmë ata ndodhen në paraburgim, në pritje të caktimit të masës së sigurisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb