FRANCË- Fushata presidenciale e kandidatit francez Emmanuel Macron ka rënë pre e një grupi të hakerëve rus. Dyshohet se prapa kësaj qëndron Moska zyrtare e cila ka shfaqur një mbështetje për ekstremisten e djathtë, Marine Le Pen. Por këto dyshime u mohuan nga zyrtarët rus. Kështu thuhet në raportin e një grupi të sigurisë kibernetike. Grupi rus i cili ka qenë i lidhur me një numër të sulmeve në perëndim, ka përdorur metoda përmes së cilave synohej të vidheshin informatat personale të Macron, raportojnë mediat lokale franceze. “Pawn Storm”, besohet se është grupi i njëjtë i cili qëndron prapa sulmeve që u kryen verën e kaluar në konventën nacionale të partisë së demokratëve në Amerikë. Ka dyshime të bazuara se ata kanë lidhje me shërbimet sekrete ruse, dhe Moska po shihet si mbështetëse e fortë e kundërshtarit të Macron, ekstremistes së djathtë Marine Le Pen, me të cilën u takua në një vizitë të papritur në Moskë, para zgjedhjeve franceze. Macron dhe Le Pen janë dy kandidatët finalë të zgjedhjeve franceze, ata do të ndeshen në raundin e dytë me 7 maj.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb