Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, i ftuar sonte në “Opinion” ka treguar edhe detajet e përgatitjes së tyrezës, ku morën pjesë të gjitha palët politike.

Duka tha se i dërgoi Ramës një mesazh ku e ftonte të merrte pjesë në takim, por që përgjigjia e tij ishte jo shumë e qartë nëse do të vinte ose jo. “Ne e morrëm inisiativën për të thirrur në tyrezë partitë politike duke parë ngërçin. Në konsultë njëri me tjetrin edhe pse nuk kishim shumë besim që do vinin të gjithë. Me Ramën u mora unë, i nisa një mesazh dhe mora një përgjigjie evazive. Nga përgjigjia unë kuptova që nuk do të vinte.

Kur erdhi i thash mendova që nuk do të vije. Ai më tha, unë nuk thash kështu. Kur erdhi tha, kam ardh prej Agron Dukës se po të ishte për ju nuk vija”, tha Duka, shkruan opinion.al

Më tej Duka u shpreh se gjatë takimit partitë ishin dakortë me paketën që ishte në tyrezë, sipas tij vetëm Rama ishte kundra, “ai si fillim ka ardhur me propozimin se zgjedhjet nuk do të shtyhen”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: