Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në “News24”, foli për marrëveshjen Rama-Basha dhe impaktin e saj. I pyetur se pse opozita u tërhoq nga kërkesa “zgjedhje pa Ramën kryeministër,” Paloka tha se vetëm sa u shty me 1 javë largimi i Ramës, raporton “BalkanWeb”.

“Nuk mund të themi që kemi qenë të ngurtë në kërkesat tona, shtymë largimin e Ramës deri më 25 qershor, i hoqëm gjysmën e qeverisë, pjesën tjetër ja heqim më 25 qershor. Synimi i kërkesave tona ishte i qartë, ne kërkonim që shqiptarëve t’u jepet besim dhe t’u jepet mundësia për të votuar lirisht,” tha Paloka.

A duhej ndërhyrja e SHBA-së që t’i thuhej “Po” paketës McAllister?
Paloka: Në këtë vend është treguar që ndërkombëtarët kanë rol të rëndësishëm në arritjen e marrëveshjeve. Është më mirë kur ndërkombëtarët nuk mbajnë anë, pra janë të paanshëm. Kur ata marrin një krah rrezikohet gjithçka. Ne morëm parasysh kërkesën e Uashingtonit. Nuk ishte më kërkesa McAllister, por McAllister+. Arsyet pse Basha refuzoi në fillim paketën janë dhënë, po ashtu dhe Rama e ka pranuar që refuzoi atë. Kërkesa e Uashtingon bëri që të arrinim një marrëveshje. Se më pas do shkonim në një situatë që nuk do ishte e këndshme për askënd. Marrëveshja u arrit në kohë dhe jep garanci për kërkesën që kishim

Deri më 18 maj, ka patur retorikë të ashpër të Bashës ndaj Ramës, tonet janë ulur tashmë, ka patur shtrëngim duarsh. Pse kaq e vështirë në dukje dhe me një përfundim të mirë?

Paloka: Është normale të shtrëngohen duart kur bën marrëvehsje. Nuk ulesh me kallashnikov në dorë, por ulesh për dialog. Për mua akuzat dhe faktet janë po ato, nuk ka ndryshuar gjë. Mos mendoni se kanabisi u bë luledielli, dhe autori i kanabisit është Edi Rama. Por nëse prisni që liderët e partive të ulen për një marrëveshje e të kapen prej flokësh, kjo s’bëhet. Por nga akuzat asgjë nuk ka ndryshuar, se s’do kishim nevojë për marrëveshje.

IMPAKTI I MARRËVESHJES RAMA-BASHA TEK LSI
Ndërsa për impaktin që kjo marrëveshje ka pasur te Lëvizja Socialiste për Integrim, Paloka tha se marrëdhëniet e Ramës me Metën s’kanë qenë asnjëherë me qetësi e dashuri.
“Marrëdhëniet e Ramës me Metën s’kanë qenë asnjëherë me qetësi e dashuri, se kemi pasur kreun e qeverisë që kërkonte ta fuste në burg kreun e partisë aleate. S’kanë pasur kurrë marrëdhënie të mira. Kur partitë e vogla futen në një koalicion marrin më shumë mandate se kur hyjnë vetëm,” tha Paloka.

PARTITË ALEATE TË PD-së
Paloka: Ne merremi me aleatët tanë, ishin të pakënaqur kur u shpall kjo pikë e marrëveshjes. Por këtu nuk ka pabarazi në garë, të gjithë janë të barabartë. Humbja vjen për partitë më të vogla. U kemi dhënë garanci që do përfshihen në listat për deputetë. I kemi vlerësuar për kontributin që kanë dhënë.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: