Analisti dhe ish-deputeti i PD-së Preç Zogaj është shprehur se me ardhjen e zyrtarit të DASH Bryan Yee dhe takimet e tij zyrtare në Tiranë kriza politike është drejtë zgjidhjes.

Zogaj është shprehur pro zgjidhjes së sjellë nga SHBA dhe u shpreh optimist për një vendim të liderit të opozitës, Lulzim Basha.

“E shoh afër zgjidhjen e krizës dhe e inkurajoj nga kjo studio zgjidhjen e mbështetur nga SHBA. E inkurajoj dhe kam besim. PD dhe Basha hapën një dritare. Thanë ne kemi këtë alternativë, por nëqoftëse ju pala tjetër keni një alternativë të barazvlefshme që prodhon garanci…”, tha Zogaj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: