Prefekti i Durrësit Emiljan Jani ka denoncuar sot drejtorin e burgut të këtij qyteti, pasi sipas tij po ushtron presion mbi të dënuarit për të votuar LSI-në. Jani thotë se e ka thirru dy ditë më parë drejtorin e burgut për t’i dhënë udhëzime.

“Drejtori i burgut të Durrësit po ushtron presion mbi të dënuarit për të votuar LSI. Thirra para dy ditësh drejtorin e burgut duke dhënë udhëzime. Është e patolerueshme që të deformohet vullneti i lirë. Shqetësimin e kemi dërguar në KZAZ nr 21”, ka thënë prefekti.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb