Kylian Mbappe vazhdon të manisë në të gjithë mënyrat.

Futbollisti 18 vjeçar i Monaco-s po bën një sezon të madh dhe kjo duket falë golave që ai ka shënuar, dhe jo vetëm.

Që tani, shumë specialistë kanë nxituar t’a krahasojnë me Thierry Henry dhe me talentin tjetër të prodhuar nga akademia e Monaco-s, Anthony Martial. Futbollistin e Manchester-it që mund të ketë një ngjashmëri me karrierën e Mbappe, raporton “SPORTBible”.

Borussia Dortmund, Real Madrid, Manchester City, Arsenal e Manchester United janë klubet me të interesuara për të marrë shërbimet e lojtarit.

Mbappe-n mund t’a keni ndeshur shpesh në faqet e para të gazetave ose Tv pasi nuk ndalet së prodhuari magji në fushën e lojës, njëjtë siç ndodhi këtë javë në fitoren 3-1 të Monaco-s ku 18 vjeçari realizoi njërin nga golat.


Ky gol e dërgon francezin në kuotën e 15 golave në Ligue 1 këtë sezon, ç’ka do të thotë se është lojtari më i ri i shekullit të 21 që arrin këtë shifër në “top 5” ligat kryesore.

Mbappe me 22 gola në 35 paraqitje në të gjithë kompeticionet ka arritur tashmë një sezon sensacional persa i përket numrave.

Edhe pse suksesi e fama prej kohësh janë pjesë e tij, kjo nuk do të thotë se ai nuk emocionohet kur shikon veten në ekranet e mëdhenj të stadiumeve. Kjo është ajo që ka ndodhur pak çaste pas zëvendësimit të shtunën në fitoren 3-1 kundër Touluse-s.


(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: