Një grua e përkushtuar që është e martuar me bashkëshortin e saj prej 67 vitesh, i kërkoi stafit të spitalit që shtratin e saj t’ia vendosnin pranë të shoqit për të shpenzuar ditët e fundit sëbashku para se ajo të ndërrojë jetë.

Beatrice Whitehead, 87 vjeç, lufton prej 6 vitesh me kancerin e kockave dhe kohët e fundit vendosi të hiqte dorë nga mjekimi për sëmundjen.

87-vjeçarja u dërgua në spital në Manchester, 4 javë më parë, dhe vetëm disa ditë pas saj, u shtrua edhe bashkëshorti i saj Bert Whitehead, 90.

Të lidhur që adoleshentë me njëri-tjetrin, Beatrice dhe Bert nuk mund të rrinë në asnjë moment të ndarë, madje, ato festuan në shtretërit e tyre në spital përvjetorin e 67 të lidhjes së tyre me nga një gotë verë të bardhë, shkruan The Sun.

Vajza e tyre, tha se nuk mund të reshtë së falënderuari spitalin që bënë të mundur që çifti ta kalonte edhe këtë përvjetor sëbashku si gjithë të tjerat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb