Ky është momenti prekës kur një qen nuk i ndahet të zotit pasi ky i fundit rrëzohet nga pema dhe lëndon kurrizin e tij. Jesus Hueche, 28 vjeç nga Argjentina, kishte hipur mbi një pemë pranë shtëpisë së tij, kur rrëshqiti dhe ra nga 4 metra lartësi.
Hueche për momentin ishte pa ndjenja, dhe fqinjët e tij njoftuan menjëherë ambulancën. Megjithatë, Jesus nuk ishte vetëm pasi qeni i tij Tony nuk e braktisi në asnjë moment duke qëndruar i shtrirë mbi gjoksin e tij.

Qeni besnik qëndroi në të njëjtin vend derisa sa mbërritën mjekët për ta transportuar në spital. Fotot prekëse u postuan në rrjetet sociale nga të pranishmit që fotografuan, dhe shumë shpejt u bënë virale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb