Kanë kaluar shtatë muaj nga ndarja me Angelina Jolie dhe Brad Pitt u shfaq sërish në tapetin e kuq. Pas katër muajsh nga ngjarja e fundit u rikthye në publik në Los Angeles për prezantimin e “The Lost City of Z” , në të cilin është producent.

Ylli i kinemasë u shfaq akoma më i dobët dhe i qeshur. Edhe pse fansat u shqetësuan pak, sipas disa miqve “Brad është i lumtur dhe i qetë. Gjërat në familje janë përmirësuar”.

Pitt vazhdon të frekuentojë Hollywood, ndërsa Jolie u shfaq në Kamboxhia në prezantimin e filmit të ri. Të dy, pas muajve të parë e kanë menaxhuar divorcin në mënyrë private dhe situata është më e mirë.

“Të dy flasin sërish dhe nuk kanë nevojë për ndërmjetës”, tha një burim së afërmi, që shtoi se “ka akoma punë për të bërë, por periudha e vështirë kaloi. Ishin të aftë ta kalonin”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: