VLORE – Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i pranishëm në qytetin e Vlorës, ku në bulevardin kryesor të qytetit takoi dhjetëra pensionistë. Gjate takimit me ta, pati shumë të pakënaqur, të cilët u shprehën se “nuk i del pensioni”.

“Nuk shkojmë dot në treg, nuk blejmë dot. As dritat nuk i perballojmë, as ilaçet,” thanë disa prej pensionistëve. Nga ana e tij kryedemokrati Basha u shpjegoi se plani i tij parashikon rritjen e pensionit, çka do te thote rritje e konsumit, që çon në rritje ekonomike.  Basha u tha pensionistëve se vota për numrin 6 është votë për rritjen e pensionit

“Duhet të rrëzojmë qeverinë e vjetër të politikaneve, per t’i hapur rrugën Republikës së njerëzve,” tha kreu i PD.

Basha gjithashtu tha se nën qeverisjen e tij do të ndalohet në mënyrë kategorike droga në vend dhe do të lejohet gjuetia e ligjshme sipas standardeve të BE-së.

“Ne do të ndalojmë drogën, dhe do lejojme gjuetine e ligjshme te normuar sipas standardeve te BE-së,” u shpreh ai.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb