Qyteti i Kukësit të dielën ka ‘vluar’ nga festa për titullin kampion që u fitua për të parën herë në histori nga klubi verilindor këtë edicion të “Superligës”. Ndonëse ishte parashikuar që ajo të niste në orën 20:00, ajo në fakt ka nisur që në orët e drekës.
Kukesi-festa-470x313
Me një organizim në sheshin kryesor të qytetit, mes tifozëve të shumtë, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i ka dhënë kapitenit Hallaçi trofeun e shumëdëshiruar, ndërsa sulmuesi Pero Pejiç ka marrë “Këpucën e Artë”, pasi u shpall golashënuesi më i mirë i këtij kampionati me 28 gola të shënuar.

Më pas një fjalim ka mbajtur presidenti Gjici ku është shprehur se : “Unë jam njeri i fjalës së mbajtur dhe ky trofe është një premtim. Dua t’i falënderoj të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre në këtë skuadër gjatë këtyre viteve, për të arritur ne sot në këtë sukses.
Gjici-festa-470x313
Gjithashtu, falënderoj tifozët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës për të gjithë mbështetjen që na kanë dhënë. Në të ardhmen kemi planifikuar të luajmë një ndeshje miqësore me një skuadër angleze, në mënyrë që tifozët kuksianë në këtë shtet të kenë mundësi ta shohin nga afër skuadrën dhe trofeun e fituar.

Ndërsa unë, pavarësisht obligimeve në të ardhmen, do të jem gjithmonë pranë skuadrës, për të dhënë kontributin tim ashtu siç kam bërë deri më tani”, ka përfunduar Gjici.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb